Arbëri

MMPH dhe GIZ-i i Sarajevës diskutojnë për projektet mjedisore

Descriptive Text

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka pritur në një takim Gabriele Wagner nga zyra e GIZ-it në Sarajevë, njëherësh koordinatore e projektit “Open Regional Funds for South East Europe – Biodiversity”.

Në këtë takim u diskutua për disa nga projektet që po realizohen nga MMPH-ja dhe që po përkrahen nga shteti gjerman.

Ministrja shprehu gatishmërinë e saj për t’i shtyrë përpara projektet e nisura dhe ato që priten të nisin.

Me theks të veçantë u diskutua për parqet nacionale, konkretisht për Sharrin si një bukuri natyrore dhe një resurs i turizmit që duhet mbrojtur e menaxhuar mirë.

Wagner e ka njoftuar ministren me projektin “Open Regional Funds for South East Europe – Biodiversity”, një projekt ndërkufitar i cili është duke u realizuar edhe në Kosovë dhe njëherësh përfshinë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai përmendi përparimin e shënuar dhe planet deri në përfundim të projektit.

Reshitaj i paraqiti idenë e saj për një takim të përbashkët me ministrat, homologë të rajonit, për një bashkëpunim të qëndrueshëm ndërshtetëror në mbrojtjen e mjedisit.

Një iniciativë e tillë u përshëndet nga Wagner dhe e përgëzoi ministren për gatishmërinë dhe përkushtimin që po tregon për një mjedis më të mirë dhe të qëndrueshëm.