Arbëri

Ojdaniq shpreson në kthimin e Ushtrisë serbe në Kosovë

Descriptive Text

I dënuari për krime lufte në Kosovë Dragolub Ojdaniq tregon se si dukej, e lavdishme, tërheqja e Ushtrisë serbe nga Kosova dhe se a ka shpresë për kthimin e saj në vendin tonë, transmeton Koha.net.

“Korpusi i Prishtinës, sidomos,e kishte pritur shumë rëndë vendimin për tërheqje. Ushtarët hapur kanë shprehur pakënaqësinë e vet duke thënë se ata s’e kishin humbur asnjë këmbë toke të vendit dhe s’e kishin lënë asnjë ushtar të huaj të hynte në territorin e RFJ- së e tash u duhej të tërhiqeshin. Ata thanë se edhe më tej ishin të gatshëm të vazhdonin, nëse duhej , deri tek ushtari i fundit. Kur filloi tërheqja e planifikuar, NATO ishte i habitur me organizimin, disiplinën komanduese, luftarake dhe atë ë marshimit”.

I pyetur se ai shpreson për kthimin e Ushtrisë serbe në Kosovë, ai thotë është optimist për këtë kthimi dhe shton se sikur të ishin respektuar dispozitat e Rezolutës 1244 të OKB-së, një pjesë serbe tashmë do të ishte në Kosovë.

Ojdaniqit, siç përcjell “alo”, i vjen keq që disa zyrtarë serbë,pohojnë se Serbia Marrëveshjen Tekniko – Ushtarake të Kumanovës e quajnë akt kapitullimit. Kjo do të thotë se Ushtria kishte kapitulluar, e kjo nuk ka lidhje me të vërtetën.