Arbëri

Balla i PS-së thotë PD e LSI kanë probleme me drejtësinë

Descriptive Text

Para parlamentit kreu i grupit parlamentarë të PS-së Taulant Balla duke folur për zhvillimet në parlament dhe oborr tha se opozita ka problem me drejtësinë në vend. “Gjysma nga PD e gjysma nga LSI kanë probleme me drejtësinë”, tha Balla.

“Shqetësimi i tyre dihet kush është, janë bërë bashkë ata që nga 2014-në kanë qenë kundër Reformës në Drejtësi. Shqiptarët më 25 qershor na kanë dhënë një debat për ta quar para Reformën në Drejtësi. Debati në demokraci zhvillohet në institucione. Ju them me plot bindje që kemi respektuar germë për germë kuadrin ligjorë. Gjysma nga PD e gjysma nga LSI kanë probleme me drejtësinë.

Dëshira jonë është që të bashkëpunojmë me të njëjtin interes për integrimin në Bashkimin Evropianë. Ne nuk bëjmë pazar në kurriz të drejtësisë. Drejtësia po vjen, fakti që po folët kaq shumë është se kanë dhimbje

Dëshira jonë është që të bashkëpunojmë me të njëjtin interes për integrimin në Bashkimin Evropianë. Ne nuk bëjmë pazar në kurriz të drejtësisë. Drejtësia po vjen, fakti që po folët kaq shumë është se kanë dhimbje. Ata që kërkuan të mbajnë vakant vendin e Kryeprokurorit kanë probleme me drejtësinë”, tha Balla.