Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se mirëpret deklaratën e komisionarit Hahn, i cili foli për planin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Mirëpres deklaratën në Athinë të Komisionarit Hahn, për planin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është e gatshme që të kryejë detyrat e saj për të avancuar drejt integrimit në BE. Presim nga BE-ja që të rikonfirmojë perspektivën evropiane të shtetit tonë. Komisionari Hahn e bëri të qartë se shtetet që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët nuk mund të bëhen pjesë e BE-së”, ka shkruar ajo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmbushja e reformave dhe rezultatet konkrete shpejtojnë integrimin e vendeve te Ballkanit Perëndimor. Deklarata u bë nga komisioneri për zgjerimin Johanes Han gjatë takimit në Athinë me shefin e diplomacisë greke Nikos Kocias.