Baliqi: Partitë po mbijetojnë duke i rritur problemet

Baliqi: Partitë po mbijetojnë duke i rritur problemet

17 dhjetor 2017 06:51

Profesori Bekim Baliqi ka shprehur pikëpamjen se subjektet politike në Kosovë janë duke mbijetuar nëpërmjet rritjes së problemeve dhe “rrahjes së telit” të rrezikut prej tyre. Prandaj, thotë se për shumë çështje ka manifestim dallimesh, edhe brenda koalicionit, por edhe midis partive në opozitë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Baliqi është profesor në Universitetin e Prishtinës dhe ligjëron një numër lëndësh në shkencat politike. Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” ai ka folur rreth mungesës së një zëri unik në të dyja kampet politike në Kosovë. Veç kësaj, edhe për vetë qenien e partive politike dhe mungesën e alternativave qeverisëse.

“Ka njëfarë polarizimi që është mbi baza të interesave të ngushta të këtyre grupacioneve. Jo partive, por grupacioneve, sepse partitë politike do të ndanin idetë. Ata nuk po ndajnë ide. Po ndajnë poste, sikur janë zëvendësministrat. Po i ndajnë resorët”, ka thënë Baliqi. “Për fat të keq, këtu edhe opozita e ka problemin e njëjtë. E ka problemin e, ta themi, kapjes së partive. Pra, mungesës së hapjes, demokratizimit dhe mosshkuarjes në hap me kërkesat dhe brengat e qytetarëve”.

Në këtë intervistë Baliqi ka folur edhe për impaktin për kualitetin qeverisës, që buron nga rrethana kur ka probleme brenda partive në koalicion, e në anën tjetër nuk ka një zë unik opozitar, e edhe ka treguar se çfarë duhet të ndodhë me partitë politike, në mënyrë që të marrin rrugë çështjet me prioritet për vendin. Ai edhe ka argumentuar se pse partitë në Kosovë ose do të detyrohen të ndryshojnë, ose do të zhduken... (intervistën e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme