Arbëri

Ekspertët thonë se Kosova është larg integrimit evropian

Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të lëvizë lirshëm në Evropë, por kjo nuk po iu pengon zyrtarëve institucionalë që të planifikojnë edhe aplikimin për vend anëtar në BE.

Vetë kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova do të aplikojë vitin e ardhshëm për statusin e vendit kandidat, raporton KTV.

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, thotë se procesi i integrimeve është i ndarë nga çështja e liberalizimit të vizave.

Ahmetaj Kosovën në 10 vjetët e ardhshëm e sheh duke negociuar për anëtarësim në BE.

Ndërsa njohësja e çështjeve integruese, Jehona Lushaku Sadriu, thotë se sipas gjitha gjasave, Kosova nuk do të jetë e përfshirë në strategjinë e BE-së për zgjerim.

Sipas saj, kjo duhet të jetë dëshmi që Kosova duhet ta marrë më seriozisht e të angazhohet që kriteret që janë paraparë të plotësohen në kohë rekorde.

Rruga integruese e Kosovës mbetet e vështirë, sidomos për faktin se 5 vende anëtare të BE-së vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.