AGK mirëpret hyrjen në fuqi të vendimit të Lumezit për trajtimin me prioritet të rasteve ndaj gazetarëve

AGK mirëpret hyrjen në fuqi të vendimit të Lumezit për trajtimin me prioritet të rasteve ndaj gazetarëve

17 mars 2017 19:50

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate ka thënë se mirëpret hyrjen në fuqi të vendimit për trajtimin e rasteve të gazetarëve.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret hyrjen në fuqi të vendimit të kryeprokurit të Shtetit Aleksandër Lumezi sa i përket trajtimit me prioritet të rasteve të gazetarëve. AGK-ja është njoftuar sot për kanosjen që një person i ka bërë kolegut Vehbi Kajtazi duke ja dëmtuar edhe veturën private. AGK ka takuar kolegun në fjalë nga i cili u kërkuan informacione për rastin, ndërkohë qe jemi njoftuar se tashmë Prokuroria është duke vepruar konformim vendimit të nënshkruar nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi me datë 09.03.2017”, thuhet në komunikatë.

AGK-ja thotë se mbetet e përkushtuar në krijimin e një ambienti me të sigurt për të ushtruar profesionin e gazetarit në Kosovë.

“Në këtë përpjekje rol të rëndësishëm padyshim luan efikasiteti i institucioneve të drejtësisë. AGK do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha institucionet sa herë që është e nevojshme”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme