Arbëri

Thaçi kujton Jashar Salihun në 17 vjetorin e vdekjes

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Jashar Salihun, në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

“Para 17 vitesh vdiq njëri nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes çlirimtare, Jashar Salihu. Veprimtarinë atdhetare Jashar Salihu e kishte përcaktim themelor, duke lënë gjurmë me dekada në forcimin e lëvizjes qoftë brenda, qoftë në diasporë. ‘Gjenerali’ dha një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Fondit ‘Vendlindja thërret’, por edhe në afirmimin e zërit politik dhe diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Ishte personalitet që rrezatoi humanizmin, devotshmërinë dhe përkushtimin e lartë në të gjitha periudhat historike që kaloi lëvizja atdhetare, duke kryer me nder të gjitha përgjegjësitë politike”, ka shtuar më tej ai.