Arbëri

KEDS-it i humb monopoli, nga 1 prilli qytetarët vendosin prej kujt të blejnë rrymë

Nga 1 prilli i këtij viti, Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të heqë dorë prej kompetencave të rregullimin e çmimeve të energjisë elektrike.

Kjo, pasi në Kosovë përpos KEDS-it, janë licencuar edhe dy kompani të tjera për të furnizuar me energji të konsumatorëve si atyre të amvisërisë, ashtu edhe të biznesit.

Me anë të këtij liberalizimi, u mundësohet konsumatorëve që të zgjedhin vetë furnizuesin me energji elektrike.

Edhe mbështetësit e këtij projekti kanë vlerësuar se liberalizimi i tregut ndikon në çmime të arsyeshme të këtij produkti.

Nëse kompania serbe i plotëson kushtet, atëherë në vend bëhen 4 kompani që kanë licencë në shitjen e energjisë elektrike te konsumatorët.

Nisma për liberalizmin e tregut energjetik, është ndihmuar nga USAID-i me projektin e financuar amerikan “Repower Kosovo”.


KEDS-it i humb monopoli, nga 1 prilli qytetarët... by kohanet