Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama dhe Zaev flasin për doganë të përbashkët dhe linjë hekurudhore Ohër-Lin

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Pogradec u pasua me një konferencë shtypi nga dy kryeministrat. Çështjet infrastrukturore ishin tema kryesore e kreut të qeverisë shqiptare, duke përmendur linjën hekurudhore Ohër-Lin. Rama theksoi se deri në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive do të punohet për një doganë të përbashkët në Qafë Thanë.

Një çështje tjetër ishte marrëveshja e Ohrit, për të cilën Rama tha se kishte marrë garanci nga homologu Zaev për zbatimin përfundimtar të saj, përcjell Oranews.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rruga e Arbrit për të cilën nga ana jonë kemi bërë progres së konsiderueshëm është një segment ku ndajmë të njëjtin mendim me kryeministrin Zaev vjen si domosdoshmëri zgjatimi nga ana tjetër e kufirit. Jam shumë i kënaqur që mora nga kryeministri Zaev garancinë se do të punojë për studimin e fizibilitetin duke studiuar edhe impaktin mjedisor. Njësoj e sheh edhe ai rëndësinë e madhe të këtij segmenti për të ardhmen si një urë e dobishme lidhëse jo vetëm në sensin fizik por edhe shpirtëror”, tha Rama.

Po ashtu është folur për hekurudhën dhe shtrirjen e saj mes Ohrit dhe Linit si dhe për ambicien që porti i Durrësit të jetë gjithnjë e më shumë me akses për palën maqedonase në funksion të intensifikimit të tregtisë edhe nga ky port. Ndërtimi i linjës të interkonjeksionit 400KV përbën një arsye të fortë për të qenë optimist për sa i përket integrimit të tregut energjetik mes dy vendeve.

Duke parë trendin rritës të vëllimit tregtar dhe shtimit të turistëve nga Maqedonia do të punojmë që deri në mbledhjen e dytë të qeverive të kemi pikën e përbashkët doganore në Qafë Thanë.

U fol edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe jemi shumë të inkurajuar nga vizioni, kurajoja dhe vullneti i kryeministrit Zaev për ta çuar përpara dhe më në fund për ta mbyllur këtë kapitull me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit që është me interes të madh reciprok dhe një gurë themeli për demokracinë dhe rritjen e mirëqenies kudo ku jetojnë shqiptarët pasi i jep përfundimisht fund një historie ku kufijtë e së shkuarës si pengesa për të ardhmen.