Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm paraqesin sfidë të përbashkët për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor dhe zgjidhja e saj mund të bëhet vetëm me bashkëpunim të afërt, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas takimit në Prishtinë të një delegacioni të BE-së me zyrtarët kosovarë.
Sipas deklaratës, bisedimet të enjten dhe të premten kanë qenë produktive në vlerësimin e sfidave dhe identifikimin e qasjeve në luftimin e këtyre problemeve, përcjell rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë kontekst, të dyja palët kanë përshëndetur vendimin e 13 dhjetorit, 2017, me të cilin Kosova është bërë partner i plotë i Europolit, me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik me BE-në.
Delegacioni i BE-së u kryesua nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Pedro Serrano, i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme.