Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vikendi në Kosovë me shi e me borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikim e motit për këtë vikend, transmeton Koha.net.

Në njoftimin e tyre thuhet se do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s (të shtunën)”, thuhet në njoftim.

Tutje, për të dielën parashikohet se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu të cilat do të karakterizojnë një mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s”, përfundon njoftimi nga IHK.