Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka raportuar para Komisionit për Punë të Brendshme rreth zbatimit të MSA-së.
Sefaj tha se për vitin 2017 ka planifikuar 98 masa në kuadër të Planit kombëtar për zbatimin e MSA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij nga 98 masa, janë realizuar 77 masa, derisa 21 masa të tjera janë në realizim e sipër.
Deputeti Rexhep Selimi tha se duhet ta dinë se cilat janë sfidat që po përballen në zbatimin e MSA-së.
Por ministri Sefaj tha se kanë stagnime me aktet ligjore dhe nënligjore. Megjithatë ai i quajti teknike.
Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili pyeti ministrin se pse ka më shumë raste të inicuara nga policia dhe shumë pak aktakuza të ngritura nga prokuroria.
Por Rashit Qalaj nga Policia e Kosovës tha se ka disproporcion mes padive të ngritura nga policia, porse prokurori vendos për ngritjen e aktakuzës apo jo.
Ministri Sefaj kërkoi nga deputetët që ta ndihmojnë në miratimin e Projektligjit për pensionimin e pjesëtarëve të policisë, i cili parasheh që rreth 2 mijë pjesëtarë brenda tri vjetëve të dalin në pension.
Sefaj tha se këtë projektligj e ka bllokuar FMN-ja, pasi, sipas tyre, ka kosto të madhe financiare. Ai shprehu shqetësimin edhe rreth policëve që ruajnë objektet qeveritare. Sipas tij janë rreth 600 pjesëtarë që janë të angazhuar në ruajtjen e objekteve institucionale.
Ministri Sefaj ka raportuar edhe për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë që i përkasin Ministrisë së Punëve të Brendshme.