Pak ditë pasi kosovarët do të festojnë dhjetëvjetorin e pavarësisë, ata do të marrin dy lajme që i kanë pritur gjatë. Së paku kështu sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë për televizionin publik se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm.
Po ashtu, sipas tij, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës.
Kosovarët mund të lëvizin pa viza para muajit mars të vitit që vjen. Gjithashtu edhe FSK-ja para atij muaji, mund të shndërrohet në ushtri të Kosovës.
Madje muaji mars mund të jetë koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen.
Për këto dy çështje dhe shumë të tjera, kryeministri do të udhëtojë më 18 dhjetor në Bruksel.
Është hera e parë që për liberalizimin e vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës, sipas kryeministrit ka një afat kohor e që është marsi.
-
Haradinaj: Liberalizimi në pranverë, shtyrjes i kontribuoi edhe vonesa e formimit të institucioneve
-
Haradinaj thotë se liberalizimi mund të ndodh brenda këtij viti
-
Haradinaj: Shtatori opsion që të vendoset që brenda vitit të udhëtojmë pa viza
-
“Fake news-at” e Thaçit, Mustafës, Haradinajt e liderëve tjerë për liberalizim të vizave
-
Prapë me premtime për vizat, Haradinaj optimist se liberalizohemi në qershor