Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohet i dyshuari që bashkëjetonte me një të mitur

Martesat e hershme janë mjaft të shpeshta në shoqërinë tonë, sidomos te komuniteti pakicë.

Ndonëse në shumicën e rasteve bëhen me pajtimin e të dyja palëve, ligji nuk e lejon bashkëjetesën ose martesën me persona nën moshën 16-vjeçare, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti i fundit ka ndodhur në Gjakovë, ku policia ka arrestuar B.G. të komunitetit egjiptian, nën akuzën për bashkëjetesë jashtëmartesore me të mitur.

Kjo është hera e tretë që 15-vjeçarja Z. R. nga Gjakova e komunitetit egjiptian kishte ikur nga shtëpia.

Vetëm në vitin 2016, 48 ka qenë numri i lindjeve nga gratë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa për këtë vit ky numër arrin në 81.