Arbëri

Shqetësime në Kuvend për trajtimin e fëmijëve në shkolla dhe në çerdhe

Descriptive Text

Deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku ka ngritur në Kuvend shqetësimin pas publikimit të lajmeve në KTV ku në një shkollë mësuesja i shkulë flokët një nxënësi 7 vjeçar e tjetra kur një fëmijë në çerdhe është dënuar nga mësuesja duke mos i dhënë ushqimin ditor.

Izmaku ka thënë se këto raste janë tejet shqetësuese duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

"Ditë më parë në lajme pamë se si një nxënësi 7 vjeçar i nxirren flokët nga mësuesja e klasës, me jufistikimin se kishte ndodhur nën afekt se fëmija nuk kishte arritur ta kuptonte mësimin. Aq më keq kur në intervistimin që i kishte bërë gazetarja edhe drejtoresha e shkollës, e kishte më të rëndësishme të tregojë se mësuesja është në nivel e ngjarja e ndodhur ku fëmijës i kishin ngelur flokët në krahë mbetet periferike".

Ajo ka thënë se raste të tilla ka shumë brenda vitit. Për këtë deputetja Izmaku ka paralajmëruar thirrjen e një debati në Kuvendin e Kosovës.