Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Bujqësia prioritet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se bujqësia dhe zhvillimi rural e ka marrë vëmendjen dhe kjo vërtetohet nga rritja e buxhetit.

Haradinaj këto komente i bëri në konferencën për “Bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë”, të organizuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se, “bujqësia është themel i jetës dhe në pamundësi të zhvillimeve të industrive tjera, kjo e kërkon vëmendjen e madhe”, transmeton kp.

“Vështirësitë janë të shumta si ndërprerja e vazhdimësisë që ka ndodhur por edhe nga fragmentimet e ndodhura si ujitja dhe pasimi i prodhimit në treg. Ne do t’i kushtojmë vëmendje zhvillimit të bujqësisë, pra një zhvillim i qëndrueshëm dhe vlerësojmë lartë pasurinë rurale dhe kisha veçuar disa aspekte të rëndësishme, e para është strategjia deri vitin 2020 është me rëndësi të jetë e zbatueshme duke e lidhur me fermerët dhe njerëzit që janë në aktivitetin bujqësor dhe këtu kërkojmë angazhimin e të gjithë neve, të komunave, të agjencioneve, partnerëve që koordinimin dhe ndarjen e detyrave të bëhet sa më saktësi”, tha ai.