Arbëri

Ahmeti: Visar Ymeri, ti je njëri nga klika e Dardan Molliqajt

Descriptive Text

Një aktivist i Vetëvendosjes është ngritur sot kundër kryetarit aktual të kësaj partie pas intervistës që ai e pati sonte në KTV, transmeton Koha,net.

Valdrin Ahmeti, me një postim në Facebook e ka sulmuar ashpër Visar Ymerin duke e akuzuar për përçarjet e tashme dhe më të hershme në Vetëvendosje.

Ahmeti i tha Ymerit se në medie po e thotë të kundërtën nga ajo që e ka thënë në parti.

Për më shumë, lexojeni postimin e plotë të Ahmetit:

“Visar,

Meqe po thua kemi organe ku diskutohen hapur problemet, dhe njekohesisht aktron sikur je kunder lincuesve, dua ta kujtoj nje rast.

Ishte muaji prill i ketij viti, kur na tha qe ky problem tashme eshte zgjedhur, e qe sonte ne medie po thau te kunderten. Nuk e di cila eshte e verteta, por per te paren deshmitare jane te gjithe aktivistet e sekretariatit te pergjithshem. Tha se dikush kishte vene aktivistet ne dileme para nje ndarjeje: Albin - Dardan. Kerkove qe tash e tutje askush te mos fliste ne mbledhje. Por s'te degjuan kllika e Molliqajt (nese vec s'jeni marre vesh ashtu), dhe filloi lincimi ndaj meje ne syte e tu. Nuk reagove fare.

Kur mora fjalen dhe i zhvesha kliken, tregova me emer mbiemer kush ishte personi qe kishte fillu kete fushate: Dardan Molliqaj, dhe tregova 3 raste se si nje nga klika e tij i kishte thirre aktivistet ne takime ne forme fushate. Ata ne syte e tu e pranuan kete me fjalet "po i kam thirre e taku, edhe cka" (sikur Kalludra - Albulena Haxhiut se voni).

Sapo u zhveshen, me ndalove fjalen menyre autoritare, duke me thene qe te flase vetem ne menyren se si ti mendon. Une sigurisht qe nuk e vazhdova, por u pa siklet nga ti sapo u pa hapur kush e kishte bere ate fushate.

Visar, brenda forumeve na e ke mbylle gojen. Te pakten ke tentuar. Meqe po kerkon te respektohen organet, zbato statutin, mbledhe keshillin e pergjithshem, shpalli zgjedhjet e brendshme.

Pasi ta besh kete, bashke me Dardanin gjejeni kandidatin konsensual, ose kandidoni te dy, vecmas ose bashke dhe respektojeni demokracine”.