Ymeri nuk e përjashton mundësinë e ndarjes së Vetëvendosjes Foto: Ilustrim

Ymeri nuk e përjashton mundësinë e ndarjes së Vetëvendosjes

13 dhjetor 2017 21:30

Pakënaqësitë e shpërfaqura nga një bisedë në Viber, por  kohë më parë,  brenda Lëvizjes mund të prodhojnë ndarjen e partisë Vetëvendosje.

Kryetari i këtij subjekti, Visar Ymeri në një intervistë ekskluzive për Rubikon të KTV-së ka thënë se është i angazhuar në zgjedhje të problemit por nuk mund të garantoj zgjidhej, pasi, siç tha  jo çdo gjë varet na vullneti i tij. Ndryshe ai do të ishte në gjendje të bënte çdo gjë, madje edhe të jep dorëheqje.

“Nuk dua të spekuloj se si do të jetë fundi. Unë si kryetar dhe si aktivistët i Lëvizjes jam i angazhuar të gjej zgjidhjen, nuk jam i sigurt se do të jem i sigurt. Nuk mund të garantoj sepse nuk varet krejt prej meje. Nëse do të varej krejt prej meje atëherë do ta garantoja zgjidhjen. Mendoj që njerëzit të cilët kanë një pakënaqësi me atë çfarë po ndodh, nëse e shohin këtë si metodë atëherë normalisht se nuk do ta shohin vetën brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk mund të qëndrosh si trup i huaj dhe kjo do të prodhonte një rezultat të tillë, largimin e këtyre personave”, ka thënë Ymeri.

Ai theksoi se ndarja do ta dobësonte shumë subjekti e sidomos në një momentum të tillë politik.

“Kushdo që e synon ndarjen nuk është duke e dashtë të mirën e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Ai theksoi se në rast të ndarjes Lëvizja nuk do të jetë e njëjtë, nuk do të ketë unitet, do të dëmtohet dhe nuk do të ketë fuqi të njëjtë.

“Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje duhet të jetë i bindur me konceptin e Lëvizjes Vetëvendosje”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Remington14/12/2017 11:08

Sa vite ka qe u munduan partit e klaneve me Ju shkaterruar si opozit te veteme dhe gjdo dit e me e forte dhe me ne funde, si po shifet, ja arriten. Athua ku gabuat dhe ku po gaboni. Nuk keni te drejt te lejoni qe te shkaterroheni sepse nga Ju ardhmerin e vendit nuk e presin vetem votuesit Tuaj por edhe shumica dermuese e popullit. Momenti i fundit qe te i nderpreni mosmarrveshjet dhe ta vazhdoni punen deri ne lirin e vertete dhe ta dergoni perpara shtetin.

Shto koment

Të ngjashme