Punëtorët shëndetësorë të QKUK-së do të detyrohen t’i përdorin ID Kartelat

13 dhjetor 2017 20:52

Çdo punonjës i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tash e tutje do të evidentohet kur hyn e del në këtë institucion nëpërmjet sistemit të digjitalizuar, raporton KTV.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka deklaruar se ankesat e shumta të pacientëve e kanë shtyrë Drejtorinë që të realizojë këtë projekt dhe njëherë e mirë nëpërmjet ID kartelave, do të dihet se kush është në punë e kush jo.

Fazliu ka njoftuar se punëtorët shëndetësorë do të monitorohen nga drejtorët e klinikave.

Mirëpo, drejtori i Kirurgjisë abdominale, Rifat Bajrami, thotë se ka disa vërejtje për këtë sistem dhe se ai duhet të plotësohet ende.

Pacientët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, por ende kanë vërejtje në këtë aspekt.

Projekti i menaxhimit të vijimit në punë, sipas zyrtarëve të QKUK-së, është në fazën testuese dhe në janar pritet që të gjitha të dhënat e punëtorëve të futen në sistem.

Për këtë projekt ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Sipas tij, tash e tutje, secili prej punëtorëve shëndetësorë është i obliguar që t’i përdorë ID Kartelat, në mënyrë që të dihet saktësisht ora kur e fillon punën, ora kur e mbaron, si dhe ora kur e shfrytëzon pauzën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme