Atifete Jahjaga në sfidën “për një orë kodim”

Atifete Jahjaga në sfidën “për një orë kodim”

13 dhjetor 2017 20:33

Sot, në zyret e Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova u mbajt ngjarja: Ora e Kodimit.

Ora e Kodimit është një lëvizje globale që prezanton dhjetëra milionë studentë në mbarë botën për shkencat kompjuterike, duke frymëzuar fëmijët për të mësuar kodim, duke thyer stereotipet gjinore, dhe duke i lënë ata të ndjehen të fuqizuar, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Në këtë ngjarje përveç shumë të rinjve të etur për të sfiduar veten në kodim, erdhi edhe ish-presidentja e shtetit , Atifete Jahjaga.

Me këtë rast ajo tha e “investimi në shkenca kompjuterike është investim i domosdoshëm i të së ardhmes së shtetit tonë. është një investim i Kosovës së re”

Blerta Thaci nga Open Data Kosovo u shpreh se “qëllimi i këtij aktiviteti është për të ofruar një mundësi secilit prej ne të provojmë një orë kodim. Ky aktivitet është një nismë globale dhe ne simbolikisht duam që së bashku ta futim edhe Kosovën në këtë hartë.”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme