Si një veprim të shëmtuar e ka quajtur homoseksualizmin kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, raporton KTV.
Bajgora është përgjigjur në pyetjet e avokatit të Mazllam Mazllamit, i akuzuar për nxitje të urrejtjes, nëse një pyetje që vjen nga xhemati në xhami për komunitetin LGBT, duhet të marrë përgjigje nga imami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kryeimamit Bajgora, në aspektin fetar është mirë të këshillohet xhemati, se një veprim i tillë është i ndaluar në fenë islame.
Bajgora është ftuar nga mbrojtësi i Enes Gogës, Durim Osmani, dhe është pyetur se ku ishin gjetur fjalët ‘shpatë, dhunë, gjak’ në ligjëratën e Gogës.
E, para pyetjeve për eprorin e tij Bajgora, i akuzuari Enes Goga BIK-un e ka konsideruar si institucionin më kredibil, dhe se proceset ndaj tyre i ka konsideruar si një “sulm të bazuar në insinuata të pabazuara”.
Bajgora, në fund të dëshmisë së tij, ka thënë se nëse vërtetohet fajësia e të akuzuarve, ata do t’i nënshtrohen vendimit të drejtësisë, në të kundërtën presin kërkim-falje për BIK-un, të akuzuarit e familjarët e tyre.
Mediat janë përjashtuar nga seanca kur është shfaqur një video-incizim nga një ligjëratë e Idriz Bilibanit, ku shihen edhe persona që kanë vdekur në luftën në Siri.