Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AI thotë se dëmshpërblimi për të dhunuarat e luftës nuk mjafton

Qeveria e Kosovës do t’i dëmshpërblejë të mbijetuarit e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, raporton KTV.

Por për “Amnesty International”, kjo nuk mjafton, pasi sipas kësaj organizate, nuk ka drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, pa u dënuar kryerësit e këtyre veprave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë krahasim dhe ndikimin që mos-hetimi i këtyre rasteve ka shkaktuar te të mbijetuarit e ka trajtuar në një raport organizata “Amnesty International”.

Raporti thekson se viktimat vazhdojnë të jenë të margjinalizuara dhe nuk kanë shpresë për drejtësi.

Ndërkohë, Igballe Rugova, kryetare e Rrjetit të Grupit të Grave, ka thënë se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të fitojnë besim, në mënyrë që të aplikojnë për dëmshpërblim.