Arbëri

Ndotet plazhi i Porto Romanos në Durrës, dalin në breg tonelata mbetje

Descriptive Text

Rrymat detare kanë nxjerrë në breg tonelata mbetjesh plastike si dhe industriale.

Në një gjatësi prej afro 2 kilometra plazhi i Porto Romanos në Durrës, aty ku është vendosur dhe porti më i madh i hidrokarbureve, është ndotur masivisht, raporton “ABCnews”.

Siç shikoni edhe në pamje, e gjithë sipërfaqja e rërës, këtu është pushtuar nga bidona plastikë, qese dhe mbetje të tjera.

Origjina e mbeturinave mendohet të jenë lumenjtë Ishëm dhe Erzen, të cilët gjatë rrugës mbledhin mbeturina të tilla për t’i shkarkuar më pas në det.

Image

Image