Arbëri

Rritet ndjeshëm niveli i Liqenit të Fierzës, me ujin vijnë edhe mbeturina

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur ndjeshëm këto ditë, ashtu siç nuk parashikohej, raporton abcnews.al. Por bashkë me prurjet kanë mbërritur dhe mbeturinat.

Liqeni i Fierzës po tejkalon parashikimet.

Niveli i tij po rritet çdo ditë dhe duket një situatë e kënaqshme dhe deri tani lehtësisht e menaxhueshme për KESH.

Edhe 16 metra i duhen për në kuotën maksimale, dhe që nga reshjet e fundit është rritur me të paktën 11 metra.

Bashkë me prurjet e shumta të ujit, te cilat i kalojnë 2000 metër kub në sekonde, lumenjtë kanë sjellë edhe materiale ndotëse në liqen, përfshirë ato plastike, lëndë drusore e mbeturina të ndryshme. Erërat e ditëve të fundit i kanë larguar drejt bregut e gjireve të fshehta të liqenit.

Peshku duket se është me bollëk dhe peshkatarët kanë shfrytëzuar këto ditë për gjueti,duke i hedhur rrjetat dy herë në ditë.