Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka vlerësuar formimin e ekipit për komisionin për Pajtim dhe të Vërtetën, iniciative kjo e nisur nga Presidenti Thaçi.
O’Connell ka thënë se është shumë e rëndësishme për të rinjtë që ta kuptojnë se çka ka ndodhur dhe të pajtohen që të mos përsëritet lufta, shkruan televizioni publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoO’Connell ka thënë se për çdo ndihmë, ai do të jetë pranë për mbështetje.
“E vlerësoj këtë iniciativë, shumë e mirëseardhur dhe e nevojshme për Kosovën. Është e qartë që kosovarët janë ata që drejtojnë procesin, ndërsa ne ndërkombëtarët, miqtë e juaj, e mbështesim, por është proces për Kosovën dhe shumë mirë që është marrë një hap i tillë sot. Nëse keni nevojë për ndihmë, do të jemi këtu. Më vjen mirë që shoh shoqërinë civile dhe shpresoj se do të ketë rezultate. Është shumë e rëndësishme, sidomos për rininë që ta kuptojnë të vërtetën dhe të pajtohen që të mos përsëriten konfliktet e luftës. Ju uroj sukses dhe faleminderit që më keni ftuar”, ka përfunduar O’Connell fjalimin e tij.