Sherifi e quan normale punësimin e djalit të Fatmir Limajt në MTI

Sherifi e quan normale punësimin e djalit të Fatmir Limajt në MTI

13 dhjetor 2017 00:14

Bilall Sherifi i Nismës, duke iu përgjigjur pyetjes në “Interaktiv” të KTV-së se si është Durim Limaj, djali i zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, emëruar këshilltar në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë që udhëhiqet nga Bajram Hasani i Nismës, ka thënë se kjo duhet parë si një proces normal dhe ofrim shanse për një të ri.

“Durim Limaj ka edukim dhe përgatitje profesionale në SHBA dhe ai i nevojitet asaj ministrie. Është këshilltar dhe nuk mund të flitet për nepotizëm pasi edhe fëmijët e politikanëve kanë të drejtë për punësim në institucione”, ka thënë Sherifi.

“Është djalë i ri të cilit nuk duhet t’i pengohet puna vetëm pse babanë e ka kryetar partie, nuk është përdorur pushteti për ta dërguar në borde, atij duhet t’i jepet mundësia si djalë i ri që ka kryer edukim. Kemi respekt edhe si ekspert”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Dreni14/12/2017 11:13

Shum normal , se përveq familjareve të Ministrave , zv. ministrave dhe qeveritarëve të tjerë, në Kosovë nuk ekziston askush tjetër .Të rinjët tjer me diploma universitare etituj te mirëfillt shkencorë, punojnë si kamarier e punëtor krahu . Natyrisht që në sulltanat vetëm të afërmit e sulltanëve kan vend . Prej Bilall Scherifit si një surrogat i oborrit të sulltanit smund edhe të pritet edhe ndonjë deklaratë tjetër përpos miratimit të vendimit të sulltanit Limaj të zbatuar nga të ashtuquajturit Ministra të oborrit të sulltanit.

Dini13/12/2017 09:55

'' Ekspert '' si babai.

Shto koment

Të ngjashme