Sherifi: Nuk ka ndryshim të pozicioneve të partive për demarkacionin

Sherifi: Nuk ka ndryshim të pozicioneve të partive për demarkacionin

12 dhjetor 2017 23:56

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se nëse marrëveshja aktuale e demarkacionit me Malin e Zi shkon në Kuvend, ajo nuk do të kalonte pasi partitë nuk kanë ndryshuar pozicione për këtë çështje.

Sherifi ka thënë se duhet të gjendet një mënyrë për riaktualizimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin, por sipas tij, nëse marrëveshja aktuale shkon në Kuvend, partitë do të kenë qëndrimet e njëjta, ashtu siç i kishin edhe me qeverinë e Isa Mustafës.

“Qeveria e kaluar e ka miratuar raportin e komisionit të kaluar dhe në atë moment ka autorizuar atëherë ministrin e jashtëm për nënshkrim të marrëveshjes. Nga ai moment Kosova ka hyrë në obligim ndërkombëtar, ndërsa në Kosovë ka mbetur në nivelin e diskutimit, kjo qeveri nuk ka pasur mandat që ta miratojë. Atë që nuk e ka bërë qeveria e kaluar [përcjelljen e demarkacionit në Kuvend], kjo qeveri e ka përcjell në Kuvend”, ka thënë Sherifi.

“Është çështje që u menaxhua keq nga qeveria e kaluar dhe në vend se të kërkojnë rrugë alternative që së paku për të diskutuar dilemat, ata insistonin që nuk ka marrëveshje tjetër përveç asaj të nënshkruar”, ka shtuar ai.

Nëse brenda këtij viti shqyrtohet nga Komisionit, sipas Sherifit, marrëveshja mund të shkojë në votim brenda vitit 2017.

“Nëse ata mendojnë se mund të gjenden mënyra për riaktualizim që edhe njëherë të shqyrtohet çështja mes Malit të Zi dhe Kosovës, do të ishte mirë, nëse jo, nëse shkon në Kuvend por, nuk ka ndryshim të pozicioneve të partive politike”, ka thënë Shefiri.

“Nëse vjen në seancë gjasat maksimale është që ky version të mos marrë vota të mjaftueshme, nuk kemi alternativë tjetër pos të mbajmë pozicionin që e kemi pasur edhe më parë”, ka theksuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme