Arbëri

Hoxhiq: Prioritet i bisedimeve në Bruksel, pagesa e rrymës dhe e ujit në veri

Mbi 140 milionë euro konsiderohet borxhi i banorëve në pjesën veriore të Kosovës për energjinë e shpenzuar. Administratorja Adriana Hoxhiq, vlerëson se kjo çështje është politike dhe qeveria e Kosovës është dashur që në bisedimet e Brukselit si pikë ta parë ta këtë borxhin e rrymës dhe ujit.

‘Fatkeqësisht nuk është vetëm rryma që nuk paguhet nga veriu. Është edhe problemi i ujit. Janë çështje që asnjëherë nuk është diskutuar në nivelin e lartë”, tha Hoxhiq për rtv21.

‘Besoj se kjo është një çështje e cila është dashur të bisedohej në Bruksel. Jo ura kryesore. Çështjet që janë diskutuar në Bruksel nuk kanë qenë me prioritet të duhur. Është dashur të diskutohet çështja e pagesës së rrymës dhe ujësjellësit. Mitrovica e Veriut funksionon me dy sisteme. Kemi sistemin e Kosovës dhe kemi sistemin i cili ende funksionin sipas ligjeve të Serbisë dhe është një realitet që duhet ta trajtojmë e jo ta injorojmë”, tha Hoxhiq