Arbëri

Pse u shty vizita e ministrit Pacolli në Suedi

Vizita zyrtare e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, e paraparë për sot në Suedi, është shtyrë për një datë tjetër për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike.

Vizita zyrtare në Suedi, ku ishin paraparë takime me homologen e ministrit Pacolli, ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Wallström, me kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin dhe takime të tjera m parlamentarë, do të zhvillohet në një datë tjetër, transmeton kp.

Ditë më parë në Suedi është arrestuar Sabit Pacolli, me dyshimin për zhvatje parash nga një shoqatë humanitare.

{gallery}