Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova i propozon Malit të Zi mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Mal të Zi, është pritur nga ministri i Financave të Malit të Zi, Darko Radunovič si dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij shteti, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.

Hoti në takim ka paraqitur propozimin e Qeverisë së Kosovës për organizimin dhe mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive, ku me këtë rast do të nënshkruheshin shumë marrëveshje të fushën e ekonomisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e përgjithshme makrofinanciare, Inicimin e Marrëveshjes së Eliminimit të Tatimit të Dyfishtë, bashkëpunimin për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes ndërmjet dy vendeve, përmirësimin e proceduarve fiskale dhe doganore, bashkëpunimin në fushën e shkëmbimit të informacionit në përputhje me kuadrin ligjor të secilit vend, përafrimin dhe harmonizimin e ngarkesave doganore për mallrat që paguajnë akcizë, sidomos duhanit dhe kafesë si dhe për unifikim të dokumentacionit për import – eksport.

Gjatë vizitës së tij Ministri Hoti u takua edhe me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, si dhe me Ministrin për të drejtat e njeriut