Arbëri

Hoti: Qeveria Haradinaj, çështje ditësh kur do ta rrëzojë vetveten

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Ramush Haradinajt është çështje ditësh se kur do ta rrëzojë vetveten, raporton KTV.

Hoti ka thënë se pas përfundimit të festave të fundvitit do të dihet edhe fati i kësaj qeverie. I pyetur për nisjen e një mocioni për rrëzimin e qeverisë, Hoti nuk ka deklaruar nëse kanë përkrahjen edhe të Vetëvendosjes.

Sipas LDK-së, kjo qeveri vendimet është duke i marrë në koordinim të plotë me Listën Serbe që sipas tyre është e dirigjuar nga Beogradi.