Arbëri

“Pronto 3”: Kryeprokurori Lumezi i afërt me PDK-në, zbulojnë përgjimet

Descriptive Text

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, del të jetë shqyrtuar si prurje e re e Partisë Demokratike të Kosovës nga grupi i krerëve të kësaj partie, tashmë i njohur si klani “Pronto”. Disa incizime të bisedave nga viti 2011 mes Adem Grabovcit, Kadri Veselit, Besim Beqajt dhe Hashim Thaçit, që janë transmetuar ekskluzivisht në KTV, lënë të kuptohet për afrinë e Lumezit me PDK-në, në kohën kur ai ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.

Bisedat e siguruara nga KTV-ja janë pjesë e një diskutimi mes njerëzve kyç të PDK-së rreth çështjes nëse Aleksandër Lumezi do të bëhet pjesë e partisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në vitin 2011, kryeprokurori Aleksandër Lumezi kishte tentuar të bëhej pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga përgjimet e papublikuara deri tash, të cilat i ka siguruar Kohavisioni”, raportoi të hënën mbrëma KTV-ja. “Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj dëgjohen teksa përpiqen të sigurojnë një pozitë për kryeprokurorin që asokohe ishte kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë”.

Madje, raporton KTV-ja, në njërën prej bisedave “Kadri Veseli kishte thënë se Leka mund t’i ndihmojë edhe nga pozita ku ishte, për çka kishte mbështetjen e tyre”.

Biseda e parë, e zhvilluar mes ish-kreut të Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, dhe ministrit të atëhershëm nga radhët e PDK-së, Besim Beqaj, thuhet të jetë bërë në kohën kur Grabovci dhe Beqaj kishin koordinuar një takim me Lumezin, në të cilin Grabovci ishte vonuar paksa... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)