Arbëri

MPB dhe Autoriteti i Aviacionit Civil nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit

Descriptive Text

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Autoriteti i Aviacionit Civil nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit. Ky memorandum ka për qëllim që këto dy institucione të veprojnë në bashkëpunim të ngushtë në fushat relevante të aviacionit civil, përmes koordinimit të veprimeve brenda detyrave dhe përgjegjësive që i ka secili institucion në bazë të ligjit.

Me këtë memorandum, ndër të tjera MPB pajtohet që të njoftojë AAC-në në çdo rast kur entiteti që aplikon (në AAC) për certifikim ose ricertifikim, i përmbushë apo nuk i përmbushë kushtet e sigurimit në aviacionin civil dhe të njoftojë AAC-në menjëherë në rast të evidentimit të shkeljes së kushteve të certifikimit në fushën e sigurimit nga ana e entitetit.

Ndërsa AAC-ja pajtohet që të njoftojë MPB-në në çdo rast kur entiteti fillon procedurën e certifikimit ose ricertifikimit në AAC, në mënyrë që MPB-ja të ndërmarrë hapat për vlerësimin dhe aprovimin në fushën e sigurimit të aviacionit civil. Gjithashtu në bazë të këtij memorandumi do të koordinohet me MPB-në për lidhjen e marrëveshjeve dhe memorandumeve të mirëkuptimit bilaterale, regjionale dhe ndërkombëtare në fushën e sigurimit të aviacionit civil, në mënyrë që marrëveshjet e bashkëpunimit të jenë si të një entiteti të vetëm.

Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtori i Përgjithshëm i AAC-së, Dritan Gjonbalaj.