Kosova dhe Hungaria me marrëveshje për bashkëpunim financiar

Kosova dhe Hungaria me marrëveshje për bashkëpunim financiar

11 dhjetor 2017 13:24

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, të udhëhequr nga komisioneri ministror, Istvan Joo.

Në takim gjithashtu morën pjesë edhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë Laszlo Markuz, Presidenti i Komitetit për Ballkanin Perëndimor të Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Hungarisë, Attila Galambos, si dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Albena Reshitaj.

Veç ri-theksimit të mbështetjes së fuqishme hungareze ndaj anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Komunitetin Ndërkombëtarë dhe avancimit të agjendës euro-atlantike, një vëmendje e posaçme i është kushtuar projekteve të rëndësishme në fushën e mjedisit.

Në takim konkretisht është biseduar rreth implementimit të Marrëveshjes për Themelimin e Programit Kornizë për bashkëpunim financiar ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë, si dhe formimin e komitetit drejtues nga Ministria e Financave e Kosovës, me qëllim të identifikimit të projekteve, si dhe përgatitjen e kushteve për zbatimin e tyre.

Pacolli foli rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës, duke nënvizuar projektet në fushën e trajtimit të mbeturinave dhe të ujërave të zeza. Ai gjithashtu theksoi se nga zbatimi i këtyre projekteve do të jetë një mundësi e mirë e përfitimit nga përvojat hungareze, gjë që njëkohësisht do të shërbejë në themelimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Pala hungareze ka cekur rëndësinë e identifikimit, si dhe zbatimit të projekteve të cilat do të realizohen në kuadër të marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar me Kosovën.

kësaj bisede, janë ri-konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët.

Vlen të theksohet që Ministria e Punëve të Jashtme kishte bashkë-kryesuar në sesionin e parë të Komisionit të Përbashkët për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë, e që ishte realizuar në prill të këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme