Arbëri

Betohet Bekim Jashari

Pas betimit të tij kryetari i Skenderajt Bekim Jashari tha para asamblistëve se sot është një fillim i epokës së re qeverisëse për Skenderajn mbi bazën e transparencës dhe llogaridhënies. Ai u shpreh se si sot i kujtohet inicimi i peticionit nga qytetarët që kërkonin nga ai të kandidonte për kryetar.

Jashari duke iu drejtuar motrës së tij Besartës, tha se sot po fillon një sfidë po si ajo e të parëve të tyre që u flijuan vetëdijshëm për lirinë e Kosovës, shkruan kp.

Kreu i Skenderajt kërkoi nga qytetarët që t’i japin një dorë që ta bëjnë realitet ndryshimin.

Ai shtoi se jo rastësisht në fushatë nuk ka premtuar asgjë përveç transparencës e llogaridhënies.

Sepse sipas tij kjo do të sjellë më shumë investime në arsim, shëndetësi, sport e në të gjitha fushat.

Me këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës nga ish kryetari Sami Lushtaku, te kryetari i ri, Bekim Jashari.