Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Kroacia, vende mike

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, me ftesë të nënkryetarit të Parlamentit të Kroacisë, Miljan Brkic, ka vizituar Parlamentin e Kroacisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ai me këtë rast është pritur nga nënkryetari i parlamentit dhe përfaqësuesit e disa grupeve parlamentare, si: Miro Kovaç, kryetar i Komisionit Parlamentar për punë të jashtme, Josip Boric, nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Planifikim Hapësinorë dhe Ndërtim, Damir Felak, anëtarë i Komisionit Parlamentar për Çështje Detare, Transport, Infrastrukturë, dhe anëtarë i Komisionit Parlamentar për Turizëm, Vlasta Milic anëtarë i grupit Parlamentar për Financa si dhe deputeten shqiptare Ermina Lekaj-Perljaske, kryetare e grupit parlamentar për komunitete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shala me këtë rast ka “Kroacia është dera e parë e Kosovës, drejt Evropës, prandaj përvojat e saj në kompletimin e legjislacionit evropian përgjatë procesit të integrimeve janë më se të nevojshme”.

Nënkryetari i Parlamentit të Kroacisë, Miljan Brkic ka thënë që Kosova është vend mik i Kroacisë me të cilin na lidhin shumë çështje të interesit të përbashkët përfshirë edhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë komuniteti shqiptarë në Kroaci për ndërtimin e themeleve të shtetit kroat.