Arbëri

Investimi në infrastrukturë nuk ka ndikuar në ekonominë e 55 mijë banorëve në Malësi

Malësia e Madhe, me rreth 55 mijë banorë, është një nga bashkitë ku vitet e fundit janë kryer investime të rëndësishme në infrastrukturë, por që nuk kanë ndikuar sa duhet në përmirësimin e gjendjes ekonomike të banorëve.

Kjo, për shkak të vështirësive dhe problemeve që po ndeshin fermerët në kultivimin dhe tregtimin e bimëve tradicionale, si duhani apo bimët medicinale.

Ditët e fundit, në Malësi të Madhe u përurua një investim i rëndësishëm për përpunimin përfundimtar të bimëve medicinale, kryesisht për eksport në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, investim ky që, sipas specialistëve, pritet të ndikojë edhe në këtë sektor të rëndësishëm të bujqësisë në Malësi të Madhe.