Rrëfimi i tmerrit i një gruaje që u dhunua nga forcat serbe, pa 6 gra të tjera që serbët i hodhën në bunar

10 dhjetor 2017 19:03

Dëshmi të trishtë ka dhënë kjo grua e dhunuar gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe.

Duke rrëfyer historinë dhe vuajtjet e patreguara më parë në media, thotë se u dhunua për më shumë se dy muaj vazhdimisht, raporton KTV.

Kjo grua thotë se është dëshmitare e gjallë, ku 6 gra të dhunuara e të torturuara u hodhën në bunar.

Kjo grua rrëfen se ishin rreth 80 gra të mbajtura në disa shtëpi, duke përfshirë edhe vajza të reja, të cilat u dhunuan përgjatë dy muajve.

Ndonëse i ka humbur shpresat në drejtësi, ajo thotë se asnjë dënim nuk do ta largonte tmerrin që ka përjetuar nga ushtarët serbë.

Mbështetje grave të dhunuara gjatë luftës u ka dhënë Organizata e Viktimave të Luftës Civile. Thonë se së shpejti do të hapin një qendër rehabilitimi dhe do të punësohen rreth 30 veta.

Në Kosovë llogaritet të jenë të dhunuara nga forcat serbe rreth 20 mijë gra.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Visari11/12/2017 11:39

Ku kane qene 60 mije ushtar te UÇK-se kir jane dhunu 20 mije femra shqiptare?

Shto koment

Të ngjashme