Studentja e quan hajn e jo president Thaçin, e largojnë nga ligjërata

Studentja e quan hajn e jo president Thaçin, e largojnë nga ligjërata

17 mars 2017 10:45

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot ka qëndruar në UBT, Universiteti për Biznes e Teknologji.

Aty ai ka mbajtur një ligjëratë për situatën në Kosovë dhe për iniciativën e tij për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Por, siç raporton Koha Ditore, gjatë ligjëratës nuk shkoi çdo gjë si deshi ligjëruesi e organizatori.

Një pjesëmarrëse e ligjëratës, gjatë diskursit të Thaçit, iu drejtua atij me fjalët “A je ti president i klanit “Pronto”.

Thaçi vazhdoi ligjërimin, ndërsa pjesëmarrësja vazhdoi protestën me fjalët: “Ti je hajn, ti nuk je president”.

Pas kësaj sigurimi protestuesen e nxori nga salla.


Studentja e quan hajn e jo president Thaçin, e... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme