“Prokurimi, kanceri i Kosovës” është kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.
Shkrimi kryesor trajton gërryerjen e madhe që po i bëjnë shtetit keqpërdorimet në prokurim, lidhjen e fituesve të tenderëve me financuesit e partive, përshtatjen e specifikave të tenderëve për kompani të preferuara, mos-mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave dhe mosrespektimin e opinioneve të Agjencisë Kundër Korrupsion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pushteti i korrupsionit” është komenti i Agron Bajramit për pushtetin e korruptuar që korrupton.
Në intervistë, menaxheri i programit “Demokraci Plus”, Isuf Zejna, flet për humbjet që i shkaktojnë buxhetit dhe cilësinë e punimeve si pasojë e shkeljeve në prokurim.
“Shkollimi, ëndrra e parealizuar e vajzave të Skromës” është reportazhi për pasojat e mungesës së një linje të transportit në fshatin që ka vetëm 12 kilometra nga Vushtrria.
“Një gjeneratë në Japoni po përballet me vdekjen në vetmi” dhe “11-vjeçarja që jeton në qeli me vrasësen serike” janë shkrimet që zënë vend në faqet e botës.
Në 7 shkronja, Petrit Domi flet për rëndësinë e momentit të duhur .
“Ballkani – një fushëbetejë e dy botëve” është fejtoni i radhës për politikat ballkanike.
“Kosovarçe” sjell shkollat publike të Prizrenit me kompjuterë të vjetruar e pa internet.
Nga kultura vijnë shkrimet për “artistin që hulumton identitetin” dhe ai për “muzikantin e instrumentit të çuditshëm”.
Nga Gjilani, monument sjell “shtëpinë e fortë të pasanikut të Anamoravës”.
Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti mund të lexoni për “kampionin e xhudos që nuk vjen nga Peja” dhe drejtorin teknik “që po instalon frymën gjermane në futbollin kosovar”.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.