Arbëri

Vandalët fshijnë gjuhën shqipe në tabelat rrugore në Maqedoni

Disa tabela dhe shenja të komunikacionit janë vandalizuar nëpër rrugët e Maqedonisë, shkruan sot “Shqip”. Në foto shihet se si është fshirë gjithkund ku është shkruar në gjuhën shqipe.

Kryerësit e veprës si duket janë përkrahës të partisë OBRM-PDUKM, pasi nëpër disa tabela është shkruar emri i kësaj partie.

Ministria e Brendshme ka nisur hetimet, por shqiptarët e Maqedonisë janë skeptikë se mund të gjenden autorët në rastet kur bëhen vepra në dëm të shqiptarëve.

{gallery}