Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FOL me performancën CORRUPTION/OFF

Lëvizja FOL, përmes programit për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse i mbështetur nga USAID, ka organizuar një performancë vetëdijesuese për të shënuar ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit.

Jeton Zulfaj nga kjo lëvizje, tha se kjo performancë është organizuar në kuadër të javës kundërkorrupsion, e cila është shënuar me aktivitete të ndryshme të udhëhequr nga një koalicion i shoqërisë civile së bashku me Ambasadën Amerikane dhe USAID-in, prandaj një falënderim të veçantë i kushtohet USAID-it dhe këtij programi që e kanë mundësuar këtë aktivitet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fjala korrupsion përdoret në gjithë botën për të përshkruar abuzimin e pushtetit për përfitime personale. Në vendet e zhvilluara, korrupsioni asocohet me kravata të bardha dhe individë të pasur e me ndikim, ndërkaq në vendet e varfra, ai asociohet me shkatërrim ekonomik, regjime autoritare dhe shpërdorim të burimeve njerëzore dhe natyrore. As Kosova nuk bën përjashtim në këtë drejtim”, tha Zulfaj.

Sipas tij, përderisa fjala korrupsion është përdorur për të përshkruar dukuritë e mësipërme, vet fjala asnjëherë nuk është analizuar në kontekst. “Në vështrim të parë, shihet se fjala përfundon me –ON, që ndërkombëtarisht është sinjal që shpreh diçka aktive, diçka që funksionon dhe që është në veprim. Përderisa ne nuk mund të ndërrojmë fjalën Korrupsion, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ne do ta ndryshojmë kuptimin e saj. Sot, po e ndalim korrupsionin, pra nga ON në OFF”, tha Zulfaj.

{gallery}