Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vikendi me shi në Kosovë, në viset malore edhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për vikend.

IHK njofton se do të mbajë mot kryesisht i vranët, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të shtunën vranësirat do të jenë të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu e në viset e larta reshje bore. Sasitë e reshjeve parashihet të jenë të ulëta.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Fundi i javës vijuese parashikohet të jetë me reshje të konsiderueshme.