Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dëshiron thellimin e marrëdhënieve me NATO-n, thotë Haradinaj

Prishtinë, 8 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), kryesuar nga drejtori i NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann.

Kryeministri Haradinaj shprehu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të NATO-s për Kosovën, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, kryeministri Haradinaj theksoi kontributin e Kosovës në sigurinë rajonale dhe avancimin e profesionalizmit të institucioneve të sigurisë.

Kryeministri Haradinaj i njoftoi udhëheqësit e NALT-it për agjendën qeveritare në çështjet e sigurisë, duke shprehur përkushtimin për qasjen gjithëpërfshirëse në transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, angazhimin e përbashkët me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë, si dhe për planet në vitin 2018.