Arbëri

Komandanti i FSK-së merr urim për Ditën e Forcës nga gjenerali amerikan

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pranuar një letër urimi për Ditën e Forcës nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Joseph F. Dunfort i Riu.

Gjenerali Dunfort, në letër i shpreh Komandantit të FSK-së dhe të gjithë pjesëtarëve, urimet më të mira dhe të sinqerta me rastin e Ditë së Forcës duke u shprehur: ,, Urime për ju dhe për pjesëtarët e FSK-së për festimin e Ditës së FSK-së’’.

Gjenerali Dunfort, më tej në letrën e tij thekson se ,”Ushtria amerikane çmon partneritetin me FSK-në, dhe udhëheqja juaj shërben si një shenjë udhëzuese për shoqërinë kosovare’’, thuhet në një komunikatë nga Ministria e FSK-së.

Gjenerali amerikan, duke iu drejtuar komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës thekson në letër se ,”Angazhimi juaj për të krijuar një Forcë të integruar tregon se FSK-ja është një lider në iniciativat e reformës shoqërore.’’

Në fund të letrës së urimit, gjenerali amerikan Joseph Dunfort lavdëron edhe përkushtimin e udhëheqjes së FSK-së duke u shprehur:, Më rastin e përvjetorit tuaj ju lavdëroj juve dhe pjesëtarët e FSK në arritjen tuaj në rekrutimin dhe integrimin e 61 serbëve të Kosovës në FSK’’.

Gjeneral Joseph F. Dunford është kryetari i 19-të me radhë i Shefave të Shtabit, është oficeri në rangun më të lartë në SHBA, dhe njëkohësisht këshilltar kryesor ushtarak i Presidentit të SHBA-ve, Sekretarit të Mbrojtjes dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.