Veseli: S’kam pasur ftesë që të shkoj në seancën ndaj deputetëve të VV-së

Veseli: S’kam pasur ftesë që të shkoj në seancën ndaj deputetëve të VV-së

07 dhjetor 2017 22:55

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se s’ka pasur ftesë që të shkojë në seancën ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për hedhjen e gazit në seancat e Kuvendit në vitin 2015.

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu sot kërkuan lëshimin e një urdhërarresti për Veselin për shkak se ai nuk kishte shkuar si dëshmitar në tri seanca, por një gjë e tillë nuk u bë nga gjyqtari.

Në Rubikon të KTV-së, vetë Veseli ka thënë se s’ka marrë thirrje për seancën ndaj deputetëve të VV-së, por ka shtuar se do të shkojë në seancën e radhës.

“Nuk kam pasur ftesë. I kam thirrur sot kabinetin dhe gjykatën dhe sot jemi marrë vesh që të shkoj të premten. Është dashur të vijë në shtëpi ose në vendin e punës. Më kanë dënuar 200 euro për mungesë, por s’e kam përmendur”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme