AGK dënon sjelljen e polices ndaj gazetarëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës Foto: Koha / Ilustrim

AGK dënon sjelljen e polices ndaj gazetarëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës

07 dhjetor 2017 22:49

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim raportimin e anëtarëve të vet, të cilët gjatë ditës së sotme, deri sa po mbahej shqyrtimi gjyqësor ndaj deputetëve të Vetëvendosjes kanë pasur një trajtim mjaftë të vrazhdë dhe aspak korrekt nga ana e rreshteres së Policisë së Kosovës, Dafina Gashi - përgjegjëse për sigurinë e Gjykatës Themelore të Prishtinës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon çdo presion verbal dhe trajtim jo adekuat që ju është bërë gazetarëve gjatë punës së tyre, deri sa po raportonin nga seanca gjyqësore, që ishte e hapur për mediet dhe publikun”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

AGK më tutje shton se, “konsiderojmë se një sjellje dhe presion i tillë, përbën cenim të drejtpërdrejtë në punën e gazetarëve”. Andaj, AGK ju bënë thirrje të gjithë mekanizmave ligj-zbatues në vend që të kenë konsideratën për punën e gazetarëve dhe t’i trajtojnë ata me respekt dhe në mënyrë të dinjitetshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme