Arbëri

Veseli: Haradinaj e Limaj gabojnë nëse nuk e votojnë demarkacionin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli prerazi thotë se duhet të votohet marrëveshja e demarkacionit.

Sipas tij, deri tash nuk ka asnjë argument që provon pavërtetësinë e marrëveshjes ekzistuese.

Ndonëse theksoi se duhet të votohet, në rast të mos kalimit të kësaj çështje ai shtoi se vendi do vazhdojë të jetë i izoluar dhe rrjedhimisht do t’i bllokohen edhe rrugët për integrime euroatlantike.

Edhe pse në koalicion me AAK-në, të cilët kanë një qëndrim krejtësisht të kundërt me PDK-në karshi demarkacionit me Malin e Zi, Veseli deklaroi në Rubikon të KTV-së se mban përgjegjësi vetëm për vendimet e subjektit që ai përfaqëson.

Sipas tij, kryeministri i koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj dhe partneri tjetër, Fatmir Limaj gabojnë nëse nuk e votojnë marrëveshjen e shënjimit të kufirit më Malin e Zi.

“Derisa unë e votoj dhe ata jo, mendoj se nuk i bëjnë mirë Kosovës, nuk i ndihmojnë fuqizimit të Kosovës”, ka thënë ai.