Prodhimi i energjisë sërish në rrezik, shkak mospajtimi i banorëve të Shipitullës dhe KEK-ut

Prodhimi i energjisë sërish në rrezik, shkak mospajtimi i banorëve të Shipitullës dhe KEK-ut

07 dhjetor 2017 19:46

Prodhimi i energjisë është kthyer sërish në pikë rreziku.

Mospajtimi mes banorëve dhe KEK-ut rreth mënyrës së shpronësimit ka detyruar këtë të fundit që të ndërpresë prodhimin e disa gjeneratorëve dhe të importojë energji nga Shqipëria.

Banorët thonë se drejtuesit e kësaj ndërmarrje po shkelin marrëveshjen duke ndryshuar shumë prej pikave të saj dhe që të njëjtat janë të dëmshme për banorët.

Banorët kërkuan të takohen me kryeministrin por nuk ia dolën.

Me ankesat e banorëve nuk është pajtuar KEK-u.

Zyrtarë të kësaj ndërmarrje thonë të jenë duke respektuar marrëveshjen sipas vendimit të nxjerrë nga qeveria.

Mirëpo, pranojnë se në pamundësi të qasjes në ato prona po punojnë me vetëm 2 blloqe dhe po importojnë një pjesë të energjisë nga Shqipëria.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme